LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Hungaria mbështet fuqishëm integrimet evropiane të Kosovës

Veseli: Hungaria mbështet fuqishëm integrimet evropiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, ka vazhduar takimet me udhëheqës të Grupit të miqësisë të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Hungarisë, ndërsa ka zhvilluar takim edhe me udhëheqës të partisë më të madhe hungareze FIDESZ.

“Në takim me Grupin e miqësisë që kryesohej nga z. Matyas Firtl, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

14957972_10211793518651369_430341764_o


Kryeparlamentari Vedseli e ka falënderuar kreun e grupit të miqësisë nga Hungaria për mbështetjen e deritashme dhe ka kërkuar avokim edhe më të madh të deputetëve hungarez në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Grupit të miqësisë, Matyas Firtl, pasi ka ofruar mbështetjen e plotë të deputetëve hungarezë, si në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ashtu edhe për lobimin e deputetëve hungarezë në Parlamentin Evropian për proceset e integrimeve evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

14971698_10211793510211158_1645330683_o

Gjatë qëndrimit në Hungari, kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe udhëheqës të partisë më të madhe hungareze që udhëheqë me qeverinë, FIDESZ, me të cilët kanë diskutuar për rrugëtimin në integrimin e Partive Popullore Evropiane, si dhe për shkëmbimin e të rinjve kosovarë me ata hungarezë në programe të ndryshme dhe kampingje.

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, kryeparlamentari Veseli ka vizituar edhe qytetin Eger, ku bashkë me udhëheqësit e komunës ka qëndruar në kalanë e këtij qyteti./Telegrafi/

14922899_10211793519331386_2027610145_o

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori