Ai në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së, në Mitrovicë, ka thënë se dëshmorët nuk nderohen vetëm në përvjetorë e me buqeta lule mbi varre, por duke punuar për të ndërtuar një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me vende pune e me edukim cilësor.


kadr


“Sot, mora pjesë në shënimin e Ditës së dëshmorëve të UÇK-së, në Mitrovicë. Nderimi për dëshmorët e lirisë nuk nënkupton vetëm takimet në përvjetorët e rënies së tyre, apo vetëm buqeta lulesh mbi varret e tyre. Nderimi më i madh për dëshmorët është puna jonë e përditshme në ndërtimin e një Kosove, ku liria e arritur me aq mund e sakrifica, nuk guxon të keqpërdoret, në asnjë rrethanë dhe nga askush.
“Nderimi më i madh për dëshmorët është puna jonë e përditshme për të ndërtuar një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me vende pune për të gjithë, me edukim cilësor për fëmijët dhe të rinjët tanë, me shëndetësi bashkëkohore dhe siguri për familjet tona, me institucione demokratike që u shërbejnë njësoj të gjithë qytetarëve”.

kadr1


“Liria është amaneti i dëshmorëve dhe ne duhet ta dimë se ka vetëm një rrugë për ta garantuar dhe fuqizuar lirinë, kjo është: Rruga e zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar Vesli në Facebook.