LAJMI I FUNDIT:

Verniku i kuq për femrat sensuale

Verniku i kuq për femrat sensuale

Thonjtë shpesh janë tregues të tërë shëndetit. Forma, ngjyra dhe shkëlqimi i thonjve tregojnë ndryshimet e caktuara dhe sëmundjet e ndryshme.

Nëse thyhen lehtë, mungon kalciumi dhe fosfori. Nëse thonjtë kanë ngjyrë të verdhë, ekziston mundësia të keni problem me gjëndrën tiroide.

Edhe zgjedhja e ngjyrës së vernikut për thonj flet për personalitetin e gruas: ajo që e adhuron ngjyrën e fortë të kuqe është grua sensuale dhe temperamente. Ato që e adhurojnë ngjyrën e vjollcës janë gra romantike.

Femrat që dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes zgjedhin ngjyrë vjollce të mbylltë dhe ngjyrë kafeje, ndërsa vernikun pa ngjyrë e zgjedhin femrat me stil dhe shpirt sportiv.


Për hir të mirëmbajtjes së rregullt, çdo grua, së paku një herë në javë, duhet t’i rregullojë thonjtë dhe të kujdeset për pamjen e tyre gjatë javës vijuese. /Telegrafi/