LAJMI I FUNDIT:

Vera, sa më e shtrenjtë aq më e mirë

Vera, sa më e shtrenjtë aq më e mirë

Dihet se vera bëhet gjithnjë më e mirë me kalimin e viteve, mirëpo duket se edhe çmimi ka rëndësi në shijen e saj. Shkencëtarë të huaj kanë vërtetuar se kënaqësia e shijimit të verës është e lidhur edhe me çmimin e saj.

Në një eksperiment të bërë, disa vullnetarë kanë provuar lloje të ndryshme të verës “Cabernet Sauvignon”. Të vetmen informatë të cilën e kanë pasur pjesëmarrësit për verën që kanë pirë, ka qenë çmimi i saj (mirëpo nuk u është treguar çmimi i saktë). Shumica e pjesëmarrësve e kanë konsideruar më të mirë verën e cila e ka pasur çmimin më të lartë. Nga kjo hulumtuesit kanë përfunduar se sa më i lartë të jetë çmimi aq më e madhe është kënaqësia.

Përveç kësaj, mendohet se në shijimin e kënaqësisë luan rol edhe prestigji: Shishet e verave të shtrenjta shihen si simbol i cili ka një ndikim dhe shfaq autoritet.

Disa njerëz e blejnë verën në bazë të çmimit të saj, edhe pse nuk marrin vesh nga vera, mirëpo sigurisht do të mbesin të zhgënjyer pasi ta pinë atë. Njohësit e mirë të verës nuk mund t’i gënjejë çmimi, thonë hulumtuesit.