Site icon Telegrafi

Vera Ora publikon fotografi me veshje tradicionale

(Foto: Instagram/ritaora/veraora)

Rita Ora tërhoqi vëmendjen e opinionin ndërkombëtar me veshjen e përzgjedhur në videoklipin e këngës “Bang”.

Shqiptarja e famshme në xhirimet e videos muzikore të bashkëpunimit me Imanbek, kishte zgjedhur veshje tradicionale, të cilat u përfolën shumë në media.

Me po këtë përzgjedhje, Rita e kishte uruar edhe përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës.

(Fotomontazh: Instagram/ritaora)

Ndërsa kësaj radhe, nëna e saj, Vera Ora, ka zgjedhur të publikojë disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar me veshje tradicionale.

Lexo po ashtu Vera Ora: Rita është superyll por në familje s'ka dallime, ajo bën pune shtëpie - lan enët dhe pastron shtëpinë
(Foto: Instagram/veraora)

“Tradicionalja më përshtatet mirë, faleminderit”, ka shkruar Vera në përshkrim. /Telegrafi/

Exit mobile version