Veprimi interesant i babait, kur kupton se vajza tij dhjetëvjeçare ka të dashur (Foto)

Vajza së cilës Mail Online nuk ia publikon emrin, ka shfrytëzuar rrjetin social për t’u prezantuar si 15 vjeçe dhe se është lidhur me një djalosh.
Kevin Jones, që është babai i vajzës, e kishte kuptuar që ajo bënte veprime të palejuara prapa shpinës së tij dhe vendosi të ndëshkojë vajzën.
Burri nga Louisville kishte bërë një bluzë simpatike ku shkruante mosha e vajzës, ndërsa prapa shkruante se ajo është në klasë të pestë dhe se është 10 vjeçe, transmeton Telegrafi.
Ai nuk kishte “kursyer” që vajzës t’i blinte një çantë shpine me princesha dhe të detyronte që në kokë të vinte fjongo të fëmijëve.
“Vajza pretendonte se kishte rënë në dashuri dhe se dilte me një djalosh, që është komplet kundër rregullave të mia”, ka shkruar babai i saj në llogarinë e tij në Facebook, ku edhe ka postuar disa fotografi të vajzës. /Telegrafi/












































