Disa duhet t’i bësh një herë në vit, disa vetëm nëse ke simptoma: të gjitha shumë të çmuara për mirëqenien tënde.
Këto analiza anë të detyrueshme:
Vizitë gjinekologjike të paktën një herë në vit, për tu siguruar që nuk ke infeksione dhe që mitra dhe vezoret janë në madhësinë e duhur.
Pap Testi, sinjalizon çdo ndryshim në qelizat e qafës së mitrës dhe përsëritet çdo vit.
Ekografi mamale. Pas të 25-tave është e detyrueshme të bësh vizita dhe ekografi të gjoksit dhe gjëndrave mamale.
Këto janë fakultative:
Eko vaginale. Një sondë në vaginë, tregon mitrën dhe vezoret dhe sigurohesh që nuk ke kiste, polipe ose fibroma (që shpesh nuk kanë simptoma)
Eko barku, bëhet nga jashtë, me fshikëzën plot. Dhe vlerëson madhësinë e mitrës dhe strukturën e indeve. Në krahasim me atë vaginale ka dy avantazhe, mund ta bësh edhe kur ke ciklin dhe mund të marrësh vesh nëse fshikëza jote është në rregull.
Këto këshillohen nëse:
Kryen marrëdhënie jo të mbrojtura:
Testi i HPV-së ose Human Papilloma Virus. Ky test të shërben për të sinjalizuar këtë virus para se indet e qafës së mitrës të pësojnë ndonjë transformim të rëndësishëm. Është e afërt me strishon vaginale dhe shpesh dy ekzaminimet bëhen bashkë. Është e nevojshme nëse shkëmben shumë partner ose nëse Pap Testi ka sinjalizuar prezencë të HPV-së.
Ke djegie gjatë raporteve ose shkarkime të pazakonshme:
Mund të kesh ndonjë infeksion. Për të zbuluar shkakun, bëj një tampon vaginal.
Me anë të një shkopi me pambuk, mjeku mbledh sekrecionet vaginale dhe i dërgon në laborator për ti analizuar.
Pap testi tregon qelizat anormale ndërsa Kolposkopia është një sondë mikroskopike në vaginë që observon shumë të zmadhuara zgjerimet e indeve.
Nëna jote ka patur tumor në gji:
Mamografia: Bëhet çdo vit pas të 40-tave por në këtë ti duhet ta nisësh proçedurën pas moshës 25 vjeç.
Merr kontraceptiv:
Metodat kontraceptive hormonale mund të rrisin tensionin sidomos nëse pi duhan ose je mbi peshë. Të leverdis të bësh një analizë të tensionit dhe të gjakut, për koagulimin dhe rrezikun e trombozës.
Cikli nuk është i rregullt:
Analizat e hormoneve masin progresteronin dhe estrogjenin në gjak, për të gjetur kurën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët