Site icon Telegrafi

Vendet ku do të zhvillohen pesë finalet e ardhshme në Ligën e Kampionëve

UEFA ka zyrtarizuar tashmë pesë vendet e finaleve të mëdha që do të zhvillohen në Ligën e Kampionëve.

Finalja e sezonit 2019/20 pritej të mbahej në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll, por tashmë ka ndryshuar agjenda.

UEFA ka zyrtarizuar se finalja e këtij sezonit do të zhvillohet në Portugali apo më saktë në njërin nga stadiumet Estadio do Sport Lisboa ose Estadio Jose Alvalade.

Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA merr vendim për Ligën e Kampionëve, zhvillohen vetëm nga një ndeshje dhe e gjithë gara do të luhet në Lisbonë

Stadiumi turk është vendosur të jetë nikoqirë i finales së sezonit të ardhshëm, atij 2020/21.

Tre finalet tjera në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen në St Petersburg të Rusisë më 2022, Munich më 2023 dhe Londër më 2024.

Pesë finalet e Ligës së Kampionëve

2020: Estadio do Sport Lisboa e Benfica ose Estadio Jose Alvalade, Lisbonë, Portugali

2021: Ataturk Olympic Stadium, Stamboll, Turqi

2022: Saint Petersburg Stadium, St Petersburg, Rusi

2023: Football Arena Munich, Munich, Germany

2024: Wembley Stadium, Londër, Angli

/Telegrafi/

Exit mobile version