Vëllezërit shqiptarë kërcënonin me përdhunim fëmijët e klientëve që s’paguanin drogën
Operacioni i koduar “Diamante”, për shkak të pseudonimit të përdorur nga një prej vëllezërve shqiptarë në Facebook, çoi në zbulimin e një trafiku të rëndësishëm të kokainës e marihuanës me një biznes përfitues të majmë.
Në momentin e arrestimit, dy vëllezërve shqiptarë iu sekuestrua një kilogram lëndë narkotike.
Hetimet e Policisë italiane të nisura qysh në nëntor të 2014 zbuluan aktivitetin e dy vëllezërve shqiptarë në trafikimin e drogës, kryesisht në komunën Spinea të Mestres, vend rezidenca e tyre prej disa vitesh.
Përgjimet telefonike tregojnë se dy vëllezërit Salca shpesh kërcënonin klientët me dhunë e përdhunim seksual për fëmijët e familjarët e tyre, në rast se nuk paguanin në kohë lëndën narkotike që shisnin.
Trafikimi i kokainës e marihuanës nga dy vëllezërit shqiptarë kryhej kryesisht në zonën “Villaggio dei Fiori” të Spineas, pranë ndërtesave të izoluara e të braktisura të këtij territori.
Ndaj Pjetër e Vate Salca rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimi i ushtrimit arbitrar të zhvatjes me anë të dhunës.


































