Pasi ata kohët e fundit i "vodhën" motrën e vogël nga dhoma e gjumit, djemtë e Erice Golds vendosën ta zgjojnë duke i kënduar.

Kjo nënë dje ndau një video të re të bukur në profilin e saj në Instagram, ku tregon katër vëllezërit më të mëdhenj që i këndojnë këngën motrës së tyre, e cila duket se sapo është zgjuar dhe ishte shumë e konfuz nga e gjithë situata.


Shprehjet e fytyrës së vajzës ndryshonin nga konfuzë te e nervozuar, ndërsa nënës së Ericës i dukej shumë qesharake, ashtu si dhe mijëra njerëzve që panë këtë skenë të ëmbël që nga publikimi i saj.

Njerëzit në komente shkruan se ishin të emocionuar nga dashuria që vëllezërit kanë për motrën e vogël dhe se këto video i bëjnë të qeshin. /Telegrafi/