Vëllau i Edi Ramës: Jam amerikan, asgjë nuk mund të më bëni

Olsi Rama (45) u ndalua si i dyshuar pas incidentit në ndeshjen e futbollit në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, policia beson se ai ishte personi që dha urdhër për ngritjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe, i cili fluturoi mbi fushën e blertë gjatë ndeshjes futbollistike mes Serbisë dhe Shqipërisë, gjë që shkaktoi përleshje.
Ndërsa një burim brenda policisë ka mësuar se vëllai i kryeministrit shqiptar u tregoi një pasaportë amerikane duke u thënë policisë serbe “Unë jam një qytetar amerikan dhe asgjë nuk mund të më bëni”.
Pasi kësaj ai u lirua nga stacioni policor dhe i gjithë delegacioni shqiptar u nis për në Tiranë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































