“Vdiq Enver Hoxha”

“Më 11 prill vdiq e më 15 prill u varros në Tiranë Enver Hoxha, i cili, sipas kumtesës së konziliumit të mjekëve, lëngoi një kohë të gjatë nga diabeti, i cili shkaktoi dëmtime të mëdha të enëve të gjakut, të zemrës, të veshkave e të organeve të tjera.
Enver Hoxha u lind më 16 tetor 1908 në Gjirokastër. Në luftë ishte komandant i Shtabit kryesor të partizanëve, ndërsa sekretar i parë i KQ të PPSH është zgjedhur në të gjitha kongreset partiake, duke filluar nga viti 1948.
Shumë nga veprat e Enver Hoxhës janë botuar e ribotuar në gjuhë të huaja dhe kanë ngjallur një interes e vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, popujve dhe proletariatit botëror.
Figura e Enver Hoxhës është një figurë e madhe poliedrike. Nuk ka fushë të aktivitetit politik, ideologjik e shoqëror të PPSH-së si dhe shtetit që të mos jetë shprehur mendimi i tij filozofik, forca organizuese dhe veprimtaria udhëheqëse.
Në krye të Partisë, shtetit dhe popullit shqiptar punoi e krijoi tërë jetën deri në çastin e fundit për të mirën e begatinë e Shqipërisë, si: udhëheqës, revolucionar, komandant ushtarak, burrë shteti, diplomat, publicist, edukator masash, orator fjalëzjarrtë, mik i njerëzve të thjeshtë, udhëheqës e inspirator i rinisë kosovare, dhe ideolog e klasik i pestë marksizëm-lininizmit.
Figura e Enver Hoxhës ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë një burim frymëzimi për gjithë popujt e shtypur, proletariatin botëror dhe atdhetarët e revolucionarët shqiptarë që luftojnë për çlirim kombëtar e shoqëror.
Siç dihet, Jugosllavia gjithmonë ka përkrahur pavarësinë e Shqipërisë, duke e konsideruar pozitën e tillë të saj element të rëndësishëm të stabilitetit të tërë rajonit në të cilin jetojnë së bashku.
Pjesa më e madhe e reagimeve të para janë qëllimmira në botë për rastin e vdekjes së Enver Hoxhës”. /Zëri/




















































