Vdes kandidati presidencial i Kolumbisë, dy muaj pasi u qëllua me armë zjarri

Senatori kolumbian dhe kandidati presidencial Miguel Uribe ka vdekur dy muaj pasi u qëllua në kokë në një sulm të synuar që tronditi kombin e Amerikës së Jugut.
Bëhet e ditur se 39-vjeçari u qëllua me tre plumba - dy prej tyre në kokë dhe një në këmbë - në një tubim fushate më 7 qershor në kryeqytetin Bogotá.
Gruaja e tij konfirmoi vdekjen e tij në rrjete sociale, duke i bërë homazh "dashurisë së jetës së saj".
Një adoleshent është arrestuar me dyshimin për kryerjen e të shtënave, por motivi pas sulmit është ende i paqartë, shkruan BBC.
Sipas një deklarate të publikuar nga spitali ku po trajtohej Uribe, senatori kishte pësuar një gjakderdhje në sistemin nervor qendror dhe duhej t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ai kishte bërë disa ndërhyrje kirurgjikale që kur u dërgua për herë të parë në klinikën Santa Fe në qershor.
Gruaja e tij u kishte kërkuar njerëzve të luteshin për shërimin e tij dhe mijëra njerëz kishin dalë në tubime dhe festime për të treguar mbështetjen e tyre.
Ndryshe, Uribe, i cili kishte qenë senator që nga viti 2022, kishte kërkuar nominimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2026.
Ai po merrte pjesë në një aktivitet politik në një lagje të klasës së mesme të kryeqytetit kur u qëllua me armë.
Sulmi ndaj senatorit ka sjellë në mendje kujtimet e dekadave të trazuara të viteve 1980 dhe 1990 në Kolumbi, kur u vranë disa kandidatë presidencialë dhe figura me ndikim kolumbian. /Telegrafi/









































