LAJMI I FUNDIT:

Vdes ‘njeriu më i papastër në botë’, jetoi 94 vjet

Vdes ‘njeriu më i papastër në botë’, jetoi 94 vjet

Një burrë iranian i emëruar “njeriu më i papastër në botë” për shkak se nuk bëri dush për dekada, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, kanë raportuar mediet shtetërore.

Amou Haji, i cili nuk u pastrua për më shumë se gjysmë shekulli, vdiq të dielën në fshatin Dejgah në Iran, raporti agjencia e lajmeve IRNA.

Haji zgjodhi të shmangte dushin nga frika se dushi do ta sëmurte, transmeton Telegrafi.


Por “për herë të parë disa muaj më parë, banorët e kishin çuar atë në një banjë për t’u larë”, tha një zyrtar lokal për mediat shtetërore iraniane.

Haji kishte një neveri ndaj sapunit dhe ujit. Ai tha se e urrente edhe mendimin për t’u larë.

Iraniani zgjodhi të mos lahej për më shumë se 60 vjet, sepse besonte se të qenit i pastër do ta bënte atë të sëmurej.

Haji pati thënë se ai zgjodhi këtë mënyrë të çuditshme të jetës pasi kishte përjetuar pengesa emocionale në rininë e tij. Që atëherë ai u izolua.

Përveç pastërtisë, Haji kishte gjithashtu një neveri ndaj ushqimeve dhe pijeve të freskëta. /Telegrafi/