I vdes mësuesja e parë, Veseli e kujton si model emancipimi për shoqërinë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë mësuesja e tij e parë, Kimete Qela-Ymeri.
Veseli ka shkruar në Facebook se mësuesja e tij ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.
"Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Berisha, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë."
"Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime", ka shkruar Veseli.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































