Vdes aktori i famshëm turk, i njohur si mësuesi "Mahmut"

Bota e industrisë së filmave të shtetit turk është në ditë zie.
Në moshën 93-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur, Munir Ozkul.
Ky i fundit që një kohë të gjatë ka qenë i sëmurë, ndërsa sot ka shkuar në amshim.
Aktori është më mirë i njohur me rolin e mësuesit Mahmut, në franshizën e filmave "Hababam Sinifi".
Gjithashtu i ndjeri ka luajtur edhe në shumë filma, të cilat kanë marrë edhe çmime të ndryshme në Turqi.
Ndryshe, shumë yje turke i kanë shprehu ngushëllime familjes së Ozkul, duke përfshirë Tarkanin, Ibrahim Tatlisesin, Turkan Soray dhe Cem Yilmaz. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































