LAJMI I FUNDIT:

‘Vdekja e një mbretëreshe’ në Dodonë

‘Vdekja e një mbretëreshe’ në Dodonë

Në teatrin për fëmijë dhe të rinj Dodona është dhënë premierë shfaqja “Vdekja e një mbretëreshe”, me tekst të Rexhep Qosjes dhe regji të Kastriot Saqipit.

Shfaqja i takon zhanrit të monodramës ndërkaq në rolin kryesor është paraqitur aktorja Fitore Berisha, e cila ka thënë se ky rol për të ishte një nder.

Ndërkaq, kjo shfaqje ka marrë ftesë për në festivalin ndërkombëtar të teatrove në Korçë. Shfaqja paraqet një bazile, e cila lufton me jetën e saj dhe në ato momente të vdekjes lëvdon popullin e saj për qëndresën e treguar gjatë shekujve.