Si duket suksesi i këngëtareve nga Kosova jashtë vendit nuk ka të ndalur. Së fundi këngëtarja që jeton në Montreal të Kanadasë, Mimoza Hajdini, ka lansuar këngën e saj “The Wild Woman”, një interpretim mjaft i veçantë dhe unik.

Edhe pse kënga nuk duket sa ka bërë bujë të madhe, projekti i saj duket ambicioz dhe i bërë mirë.


Express mëson se xhirimet janë bërë nga i dashuri i saj, regjisori kanadez Stephane Lapointe, i cili duket se e ka bërë videon e sajë me përkushtim, pasi që vërehet një punë e mire e kamerës, ngjyrave dhe performacës së Mimozës dhe një vajze tjetër, e cila performon nudo në video.