Burime të afërta me shërbimet e sigurimit të Tunizisë, dje raportuan se bisedimet e tilla po mbaheshin në Gjerba, afër kufirit me Libinë, derisa forcat e kryengritësve po i afroheshin kryeqytetit Tripoli dhe pretenduan se i kanë ndërprerë linjat kryesore të furnizimit për në kryeqytet, njofton Evropa e Lirë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Ferhan Hak, tha se OKB-ja nuk ka “informacione konkrete” për çfarëdo bisedimesh në Tunizi dhe se i dërguari për Libi, Abdul al-Katib, nuk po merrte pjesë në bisedime të tilla eventuale. /Telegrafi/