Site icon Telegrafi

Vasfije Krasniqi: 14 prilli ka përcaktuar fatin tim, kurrë nuk do ta harroj zotimin për drejtësi

Foto: Arkiv

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, ka thënë se 14 prilli ka përcaktuat fatin e saj dhe se zotimin e saj për drejtësi nuk do ta harrojë asnjëherë.

Në një postim në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ajo ka shkruar se Serbia një ditë do të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë.

“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemt e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99, dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer”, ka shkruar Krasniqi.

Lexo po ashtu Ekspozitë në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kërkohet që rastet e tyre të trajtohen me prioritet

Propozuar një vit më parë nga presidentja Vjosa Osmani, më 14 prill në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe. Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin. /Telegrafi/ 

Exit mobile version