Site icon Telegrafi

Varrosi pajton Encën me Noizyn, shuhen gjakrat (Foto)

Artistët e grupit OTR, Enca dhe Noizy duket se po shkojnë drejt paqes.

Pas një përplasje publike nga dy këngëtarët me akuza ndaj njëri-tjetrit, duket se ka reaguar anëtari i grupit, Varrosi.

Lexo po ashtu Nxehen gjakrat mes Noizyt dhe Encës, sulmojnë njëri tjetrin publikisht me statuse (Foto)

Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka thënë se atij i bijnë të gjitha hallet e grupit përsipër, teksa porositi rivalët që të mos gëzohen shpejt me këto telashe, shkruan Telegrafi.

“Mbin krejt hallet e grupit përsipër jam fut ndërmjetës. E gjitha është dashuri ata që na urrejnë mos u bëni të lumtur shpejt. OTR familje e madhe”, ka shkruar Varrosi.

Lexo po ashtu Motra e Encës jo më me Noizyn, dëgjon Encën (Foto/Video)

Duket se Enca ende do të vazhdojë të mbetet pjesë e OTR, teksa motra e saj nuk dihet nëse sërish do të vazhdojë të dëgjojë këngët e Stresit në shenjë hakmarrje. /Telegrafi/

Exit mobile version