LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Redgrave – Kryetare e Bordit të Festivalit “PRIFILMFEST”

Vanessa Redgrave – Kryetare e Bordit të Festivalit “PRIFILMFEST”

Aktorja legjendare angleze, fituese e çmimeve Oskar dhe Golden Globe, Vanessa Redgrave, ka konfirmuar se do të jetë kryetare e bordit të festivalit ndërkombëtar të filmit PRIFILMFEST, që është paralajmëruar të mbahet në Prishtinë në qershor të vitit 2009. Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media të lëshuar nga ekipi i festivalit.

Vanessa Redgrave është një nga aktoret më të shquara në kinematografinë botërore. P.sh. Tennessee Williams e ka quajtur atë ‘aktorja më e madhe e kohës’. Ajo fitoi çmimin “Evening Standard” katër herë. Fitoi çmimet Olivier dhe Tony, 2 herë u shpall aktorja më e mirë në Festivalin e Kanës.

Ka qenë e nominuar 6 herë për çmimin Oskar derisa një herë është nderuar me këtë çmim, ka 5 nominime për çmimin Emmy dhe 13 sish për çmimin Golden Globe. Me këtë të fundit edhe është nderuar një herë gjatë karrierës së saj.

Redgrave është presidente e “International Artists Against Racism” dhe “Ambasadore speciale e UNICEF-it për arte skenike”. Zonja Vanessa Redgrave, përveç karrierës së bujshme prej aktoreje, është e njohur edhe si mikeshë e madhe e Kosovës.


Ajo gjatë luftës së Kosovës ndihmoi komunitetin artistik kosovar, ndërsa menjëherë pas luftës organizoi në Kosovë festivalin e parë të teatrit dhe muzikës “The Return”, për nder të kthimit të komunitetit artistik kosovar në vendlindje. PriFilmFest me këtë vendim të Redgrave-t merr përkrahjen e parë të fuqishme. /ktv/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori