Spekulimet për të ardhmen e Terryt me kombëtaren janë intensifikuar që kur ai dështoi të ndalojë gazetat të raportojnë për aferën e tij të supozuar me modelen e veshjeve të brendshme Vanessa Parroncel, ish-e dashura e shokut të tij të ekipit Wayne Bridge.

Agjenti i fytyrave të famshme Max Clifford ka thënë se ai është në biseda me së paku gjashtë media të cilat janë të interesuara të shkruajnë për rastin, ndërsa oferta për momentin është 250 mijë funte.


“250 mijë funte është oferta e fundit. Jam në negociata në emër të saj. Është një tregim për të cilin flet gjithkush dhe është një tregim të cilin të gjitha gazetat dhe televizionet dëshirojnë ta publikojnë dhe ta kuptojnë të vërtetën”, ka thënë Clifford./Telegrafi/