Trajneri i PSV-së, Mark van Bommel, thotë se konsideron derbi përballjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Holandezi thotë se kërkon fitore ndaj zikaltërve për t’u hakmarrë kështu edhe për finalen e humbur me Bayern Munichun.
“E kam humbur finalen e Ligës së Kampionëve nga Interi në vitin 2010”, ka thënë Van Bommel.
“Përballja e tyre me PSV është speciale. Do të jetë derbi i vogël për mua. Kanë kalua tetë vite nga nata në Madrid, por ende dhemb”.
“Interi i Mourinhos taktikisht ishte perfekt. Por, kur iu bashkova Milanit në janarin e 2011, iu hakmora. E kemi mundur Interin 3-0 në derbi, kemi shkuar pesë pikë mbi ata dhe fituam Scudetton në fundin e sezonit”.
“Grupi jonë është më i vështiri. Do jetë speciale edhe përballja me Barçën, e kam fituar Ligën e Kampionëve me ata. Në atë skuadër ishin edhe Eto’o e Ronaldingo, dy fenomena”, shtoi ai.
Interi ndeshjen e parë në fazën e grupeve e fitoi ndaj Tottenhamit, kurse PSV e humbi nga Barcelona. /Telegrafi/