Ernesto Valverde nuk beson se skuadra e tij është favorite për të fituar në El Clasico, pavarësisht se Real Madridi gjendet në vendin e katërt me 11 pikë më pak.
Kampionët e tanishëm spanjoll dhe evropian kanë një lojë më pak se gjigantët katalunas, por një humbje të shtunën mund t’i lërë ata jashtë garës në këtë sezon.
Megjithatë, edhe përkundër kësaj trajneri Valverde beson se ekipi i tij nuk është favorit në ndeshje ndaj Los Blancos.
“Ne nuk jemi favoritët dhe në këto ndeshje, tabela e ligës nuk ka rëndësi”, ka thënë fillimisht Valverde për konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Real Madridi është në një kohë shumë i fortë dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes dhe të gatshëm për çdo skenar, është një sfidë masive për ne”.
“Kjo është një lojë e madhe, siç jemi të gjithë të vetëdijshëm, por ne duam të dalim në fushë për të fituar këtë ndeshje, për të zgjatur serinë tonë pa humbje dhe ta bëjmë këtë duke luajtur një lojë të mirë në stilin tonë të futbollit”.
“Posedimi është i rëndësishëm, por vetëm kjo nuk mjafton për të fituar ndeshjen, por ne jemi të vetëdijshëm se Madridi dëshiron të luajë me kundërsulme dhe ne duhet të dimë se si ta luftojmë këtë”.
“Të dy ekipet kanë lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilët mund të vendosin ndeshjen, por edhe nëse fitojmë dhe e bëjmë një diferencë prej 14 pikësh në Madrid, ata do të jenë ende në garë – ka një rrugë të gjatë për të shkuar”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/