LAJMI I FUNDIT:

“Vala” ofron pako të përbashkëta me “Vodafone” të Turqisë

“Vala” ofron pako të përbashkëta me “Vodafone” të Turqisë

Operatori i telefonisë mobile në vend, Vala, do të ofrojë për herë të parë paketa të shërbimeve të telefonisë mobile dhe internetit të shpejtë edhe nga bregdeti turk, Antalia, Alanya, Belek, Kemer, etj, pasi që ka arritur një marrëveshje me liderin internacional të telefonisë mobile, “Vodafone”.

Marrëveshja e arritur, fillimisht parasheh që të dilet me pako të përbashkëta për Turqi e Shqipëri, ndërsa synimet janë që marrëveshjet të bëhen aktive në të gjitha pjesët e globit kur operon “Vodafone”.

“Kemi filluar bashkëpunimin me kompaninë internacionale dhe lidere në këtë fushë, “Vodafone”, duke dalë më pako të përbashkëta për Turqi dhe Shqipëri, ndërsa synimet tona janë që bashkëpunimin ta shtrijmë në të gjithë botën. Kujdes të veçantë do të kemi për të ofruar shërbime më të mira në vendet ku jeton diaspora shqiptare”, tha drejtori menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.


Sipas tij, kjo dhe shumë produkte që Vala ka ofruar muajt e fundit, dëshmon se fushata me sloganin “Të gjithë po kthehen”, ofron shërbimet më të mira në krahasim me konkurrencën.

“Është hera e parë në Turqi që një operator nga Kosova ofron pako me çmime të pranueshme. Ndërsa nga Shqipëria tani qytetarët mund të rizgjedhin të marrin pako me “Eagel Mobile”, që ofron me sasi më të madhe të internetit, çmime prej vetëm 10 centë për një minutë bisedë, SMS për vetëm dy cent, apo të kyçen më rrjetin e “Vodafone” që ofron mbulueshmërinë më të mirë në të gjithë Shqipërinë dhe i vetmi për momentin që ofron shërbimin e internetit të shpejtë 4G”, bëri të ditur më tutje Mustafa.

Pakoja ditore “Vala”-“Vodafone” prej 400 MB kushton vetëm 1.99 euro dhe pakoja 4 ditore prej 1500 MB kushton 4.99 euro. E njëjta pako përfshinë “Vodafone” Turqi, “Vodafone” Shqipëri, “Plus” Shqipëri dhe “Telenor” Mal të Zi.

Aktivizimi i pakos bëhet duke dërguar SMS në numrin 50555 me tekst Roam1 për pakon ditore apo Roam4 për pakon 4 ditore. Kontrollimi i llogarisë bëhet duke dërguar SMS ne 50555 me tekst Roam status.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Qeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet

Ekonomi
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Kalo në kategori