LAJMI I FUNDIT:

Vala lanson shërbimin e ri “Familja dhe Miqtë”

Vala lanson shërbimin e ri “Familja dhe Miqtë”

Që nga dita e nesërme, të martën, operatori i telefonisë Vala do të ofrojë një shërbim të ri për konsumatorët e saj. Shërbimi “Familja dhe Miqtë”, ofron mundësi që të bisedoni me pesë persona të zgjedhur të familjes apo miqve tuaj brenda rrjetit Vala, të cilët mund t’i futni në listën tuaj që do ta formoni duke ju qasur shërbimit në numrin 553.

Pesë personat e parë të zgjedhur mund t’i futni gratis në listën tuaj, përderisa çdo ndryshim (person tjetër që i shtohet listës suaj) faturohet 0.50 €.

“Përderisa sot shumë operator e ofrojnë këtë shërbim si rreth të mbyllur ku ju mund të bëni pjesë vetëm në një grup, shërbimi ‘Familja dhe Miqtë’ mundëson që secili konsumator mund ta formojë listën vetanake me pesë numra që dëshiron të rrjetit Vala, pavarësisht nëse vet ndodhet apo jo në listën e personave që janë në listën e tij/saj”, thuhet në një njoftim të këtij operatori të telefonisë mobile.

Prej tash e tutje, siç bëhet e ditur nga kjo komunikatë, të gjithë konsumatorët Prepaid do të mund të përfitojnë nga ky shërbim, duke paguar vetëm 0.05€/minutë dhe 0.02€ SMS, 24 orë në ditë, 7 ditët e javës për thirrjet kah numrat që i keni të vendosur në listën tuaj.


Për më tepër informata, konsumatorët e Valës mund të informohen në faqen e internetit www.ptkonline.com, apo në pikat shitëse të këtij operatori.