LAJMI I FUNDIT:

Vala dhe IPKO tentojnë të nxjerrin jashtë tregut Mobtelin

Vala dhe IPKO tentojnë të nxjerrin jashtë tregut Mobtelin

Gara e nisur mes dy kompanive të telefonisë mobile në Kosovë, ”Vala” dhe “IPKO”, jo vetëm që tenton për ti marrë njëra- tjetrës konsumatorët por edhe ta nxjerrë jashtë tregut operatorin ilegal serb të telefonisë mobile “Mobtel”, shkruan e përditshmja “Koha Ditore”.

“UNMIK-u ka qenë përgjegjës por nuk ka marrë asnjë vendim”, citohet të kenë deklaruar zyrtarët e ART-së. Ndërsa tash me hyrjen në fuqi të kushtetutës së Kosovës sipas zyrtarëve të ART-së përgjegjësia bie mbi Kuvendin e Kosovës.
Operatori ilegal serb “Mobtel”, mbulon rreth 50 për qind të territorit të Kosovës ndërsa ndërhynë në 82 për qind të frekuencave të “Vala”-së.
për ti marrë njëra – tjetrës konsumatorët por edhe ta nxjerrë jashtë tregut operatorin ilegal serb të telefonisë mobile “Mobtel”, shkruan e përditshmja “Koha Ditore”.
Zyrtarët e dy operatorëve kanë deklaruar se ofrojnë çmimet më të lira në rajon krahasuar edhe me operatorin serb, megjithëse operatori ilegal “Mobtel”, ka vazhduar të shtrijë rrjetin në Kosovës edhe pas hyrjes së operatorit të dytë në treg, “Ipko”.