Meqenëse Coronavirusi COVID-19 u klasifikua si një pandemi globale në mars nga Organizata Botërore e Shëndetit, industria e modës ka luftuar për shkak të një rënie në shitje si rezultat i bllokimit global.
Bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit kanë bërë dëm në kalendarin e modës i cili zakonisht është i mbushur me shitje, kjo si pasojë e anulimit të ngjarjeve madhore, duke përfshirë Javën e Modës në Paris dhe Javën e Modës në Milano, transmeton Telegrafi.
Megjithë rënien në shitjet e modës, një numër i markave janë bashkuar për një kauzë të mirë.
Shtëpitë e modës si marka marokene Karim Adduchi dhe marka egjiptiane Rigash nga stilistja Lamia Rady kanë prodhuar maska për fytyrën për të gjeneruar të ardhura, ku më pas ato do ia dhurojnë punëtorëve nga vija e parë e frontit dhe njerëzve të prekur nga kjo pandemi.
Të famshëm dhe influencuerë të modës po i mbështesin gjithashtu këto marka duke i treguar produktet e tyre për publikun.
Duke filluar nga modelja Bella Hadid, yjet kanë bërë maskën pjesë të veshjes së tyre.
Më poshtë janë disa pamje krijuese nga vazjat e famshme me maska për fytyrën. /Telegrafi/