Cristiano Ronaldo i dhuroi momentin e vitin vajzës, Addison Whelan, të enjten në mbrëmje, kur ai i dha fanellën e tij 11-vjeçares pas barazimit 0-0 mes Portugalisë me Irlandën.

Addison vrapoi në fushë në stadiumin ‘Aviva’ pas ndeshjes, duke iu shmangur rojeve të sigurisë dhe iu drejtua Ronaldos.


Nuk është hera e parë që ylli i Manchester United është përballur me një njeri që futet në fushë dhe përgjigja e tij ishte plot klas.

Ai i udhëzoi rojet e sigurisë që të largoheshin dhe i dha Addison fanellën e tij nga ndeshja.

Ronaldo gjithashtu e përqafoi Addisonin para se t’ia dhuronte fanellën.

Addison u intervistua nga RTE Radio 1's Morning Ireland të premten dhe ajo zbuloi se futja në fushë dhe takimi me Ronaldon i kushtoi me një gjobë prej 2,500 funte (2930 euro).

"Unë u gjobita për vrapimin në fushë. Babai im do ta paguajë", ka thënë ajo për Mirror.

Screenshot 6 4

Vajza e vogël ka realizuar ëndrrën e saj, pasi edhe ajo luan futboll. /Telegrafi/

telegrafi sport app