LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Frederik Ndocit heq dorë nga droga për ‘’The voice of USA’’ (Foto)

Vajza e Frederik Ndocit heq dorë nga droga për ‘’The voice of USA’’ (Foto)

‘’Klea Ndoci, vajza ime e dytë, është pjesë e ’The voice of America’. Ajo ka kaluar në raundin e tretë, d.m.th. është e përzgjedhur për të vazhduar më tej artin e fisit tonë, mbështetja juaj është shumë domethënëse dhe kurajuese për të, sepse për shumë vite iu ndalua e drejta për të qenë pranë meje, që nga 1997! Ajo është vërtet e mirë në cilësi artistike dhe në shpirt, sepse ka gjak artistësh dhe meriton më shumë. Zoti vonon por nuk harron, e unë me kokën ngritur nga qielli e sytë e mbushur me lot them faleminderit’’.

Ka qenë ky njoftim nga ana e Frederik Ndocit në faqen e tij zytare në facebook, për të dhënë lajmin se e bija e tij ka filluar karrierën artistike në një treg ku konkurrenca është shumë e madhe, por duke parë faktin se gara muzikore që do marrë pjesë Klea, ka një rëndësi të madhe, konkurrimi e ndoshta edhe triumfi i Kleas do të jetë një sukses dhe afirmim shumë i madh i saj në tregun amerikan, si një karrem për t’u bërë këngëtare atje, transmeton panorama.

Vite më parë, Klea u bë protagoniste në ekranin amerikan me një histori shumë të dhimbshme. Ajo demonstronte abuzimin me drogën si një profesioniste e thekur. Amerikanët ndoqën me zë e figurë se si shqiptarja fatkeqe, që pas ndarjes së dy prindërve, babait këngëtar Frederik dhe nënës së saj Dëshira, kishte gjetur shpëtimin te droga. Klea Ndoci, vajza 19-vjeçare e këngëtarit Frederik Ndoci, kishte vendosur ta bënte publik abuzimin e saj me drogën që prej moshës 14-vjeçare në programin “Addicted”, që u transmetua në ekranin e TLC-së, televizioni më i ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Videot, ku vajza merr drogë, u klikuan me mijëra herë në YouTube, në faqen online të kanalit TLC dhe në “Discover Health”.


Klea, e cila jeton në Kaliforni me nënën Dëshira dhe motrën e madhe Flodia, është me profesion këngëtare. Ajo u shfaq në programin “Addicted”, i ideuar për të rrëfyer histori të varësisë së personave të ndryshëm nga droga. Por tani, pas shumë vitesh, siç duket vajza e Frederik Ndocit ka ndryshuar rrugë. Ajo është martuar me një amerikan dhe ka vendosur të shpërthejë në industrinë muzikore amerikane si asnjëherë më parë. E, bashkë me këtë shpërthim, ne sjellim edhe disa foto po aq shpërthyese të Kleas realizuar kohë më parë, por të vendosura në profilin e saj në Myspace kohët e fundit.

Klea Ndoci 1
Klea Ndoci 2
Klea Ndoci 3

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Magazina
Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Magazina
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Magazina
Kalo në kategori