LAJMI I FUNDIT:

Vaio SE në shitje

Vaio SE në shitje

Portativi i Sonyt Vaio SE i paralajmëruar kohë më parë ka filluar të shitet. Data e planifikuar e dërgesave për tregun amerikan është 17 tetori.

Portativi ka shtëpizën e ndërtuar me përdorimin e aluminit dhe magnezit si dhe ekranin 15.5-inçësh me rezolucion prej 1,920 x 1,080 piksel me LED ndriçim të prapavijës. Mund të zgjidhet procesori Core i5-2430M ose i7-2640M, dy disqe dhe kapaciteti total prej 1 TB (ose dy disqe SSD), dhe grafika Radeon HD 6470M ose 6630M. Në vend të sistemit DVD mund të zgjidhet ai Blu-ray.

Çmimi i modelit me pajisjet fillestare për tregun amerikan është 1,000 dollarë. /Telegrafi/