Please enter at least 3 characters.

Ushtria e Ukrainës publikon pamje nga fusha e betejës nga fshati i vogël menjëherë në jug të qytetit të Bakhmutit

2023/09/4468f310-46a9-4eaf-8809-5c32860ac586-scaled-e1695590581768.jpg
336:"Ukrainian servicemen walk through a charred forest at the frontline a few kilometers from Andriivka, Donetsk region, Ukraine, Saturday, Sept. 16, 2023. Ukrainian brigade's two-month battle to fight its way through a charred forest shows the challenges of the country's counteroffensive in the east and south. (AP Photo/Mstyslav Chernov)
2:"AP

Ushtria ukrainase publikoi të dielën pamje shtesë nga beteja për fshatin Andriivka, një fshat i vogël menjëherë në jug të qytetit të Bakhmut, të cilin forcat e Kievit thonë se e rimorën më 15 shtator.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çlirimi i Andriivkas u konsiderua si një hap kyç në luftën për Bakhmutin, tha në atë kohë Maksym Zhorin, zëvendëskomandant i Brigadës së Tretë Sulmuese të Veçantë të Ukrainës.

Dhe pamjet e reja, thuhet se tregojnë luftëtarët që përparojnë përmes "një brezi pyjor të djegur nga luftimet".

Brigada e Zhorin thotë se ka punuar për të mbajtur Andriivkan dhe për të konsoliduar fitoret e saj atje që kur fillimisht ripushtoi fshatin.

Ajo publikoi videon e saj të parë nga fusha e betejës javën e kaluar, duke treguar se pak kishte mbetur nga qyteti.

Bakhmut është kontestuar ashpër për muaj të tërë, edhe pasi grupi ushtarak privat Wagner pretendoi se kishte marrë kontrollin e qytetit dhe ia kishte dorëzuar atë forcave ruse.

Ukraina, Rusia dhe Wagner kanë pësuar humbje të rënda në betejën e vazhdueshme për qytetin. /Telegrafi/