Se ushtarët ukrainas dinë të kërcejnë është dëshmuar tashmë disa herë gjatë këtij viti me video të shumta të cilat janë shpërndarë gjithandej.
Së fundmi një tjetër video që u shpërnda në Twitter tregon një ushtar ukrainas i cili fitoi vëmendjen me lëvizjet e tij të veçanta prej një kërcimtari, transmeton Telegrafi.
Videoja fillimisht besohet të jetë shpërndarë në një llogari në TikTok @pozuvniu_krava.
— Ukraine??win? (@VictoriaIakove1) March 11, 2023
Në sfondin e videos dëgjohet një këngë shumë e njohur e artistit Akon, Right Now (Na, Na, Na).
Ndonëse kohë lufte ushtari ukrainas nuk hezitoi të shprehte talentin e tij. /Telegrafi/