Luftëtarët e “Storm Z” janë mish për top, tha një pjesëtar i ushtrisë së rregullt ruse që shërben në njësinë me numrin 40318, dhe u dërgua me forcë në qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës në maj të këtij viti.
Ai tha se u kanë dhënë ndihmën e parë një grupi prej gjashtë apo shtatë ushtarëve të plagosur rusë në fushëbetejë, duke mos përfillur urdhrat e eprorëve emrat e të cilëve thotë se nuk i di dhe se që e kishin urdhëruar t’i lë shokët.
Ky ushtar thotë se nuk e di se pse iu dha një urdhër i tillë, por pretendon se ushtarët ruse konsiderohen nga eprorët si të pavlerë, transmeton Telegrafi.
Ushtari që kërkoi të mbetet anonim nga frikja e përndjekjes në Rusi sepse ka folur haptazi për luftën.
Sikurse ushtari nga njësia 40318, 13 persona tjerë të intervistuar përfshirë familjarë të ushtarëve rusë, thonë versione të ngjashme për eprorët e tyre.
Njëri nga luftëtarët rusë i dënuar për vjedhje ishte rekrutuar në burg, dhe pranoi se 15 deri në 120 burra në njësinë e tij, janë vrarë apo plagosur në afërsi të Bakhmutit në qershor të këtij viti. /Telegrafi/