LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi në orar për shëndet të mirë

Ushqimi në orar për shëndet të mirë

Të gjithë e dimë se shëndeti varet nga ajo që hamë, mirëpo tani shkencëtarët pohojnë se edhe shpeshtësia e ngrënies ka ndikim të madh në shëndet.

Hulumtimet te më shumë se 4.000 meshkuj dhe femra të moshave 60-vjeçare, kanë treguar se personat të cilët hanë ushqim në orar të çrregullt janë më të rrezikuar për të fituar rezistencë në insulinë dhe te ata mund të paraqitet sindroma metabolike.

Prandaj, në bazë të këtyre rezultateve ekspertët thonë se nuk është e rëndësishme që vetëm t’i kushtohet rëndësi llojit të ushqimit të cilin e hamë, por edhe konsumimit të ushqimit në orar të rregullt.