Sot gjithnjë e më shumë flitet se me anë të ushqimit mund të shërohet kanceri. Në fakt, këtu flitet për përbërësit jokancerogjen të cilët gjenden në ushqime të ndryshme, të cilët ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit.
Kur flasim për kancerin duhet të jemi të vetëdijshëm se ndryshimet kancerogjene në organizmin tonë ndodhin shumë shpejtë dhe se kanceri te personat të ndryshëm mund të paraqitet në formë patologjike, ndërsa te tjerët jo. Derisa shkenca botërore përcakton ndikimin e ushqimit në paraqitjen e kancerit, shumë lehtë vërehet se në vendet e lindjes përqindja e paraqitjes së kancerit është më e ulët sesa në vendet perëndimore. Shkencëtarët mendojnë se kjo është rezultat i mënyrës së ushqimit dhe marrjes së llojeve të ndryshme të ushqimit.
Qe një kohë të gjatë dihet se përbërësit kryesorë të ushqimit proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, janë ushqyesit kryesorë të organizmit. Megjithatë, po ashtu dihet se në ushqimet bimore gjenden edhe lidhjet fitokimike të cilat përmbajnë pikërisht veprimin antikancerogjen. Substancat fitokimike veprojnë në procesin e angiogjenezës (formimit të enëve të gjakut të kancerit) dhe nxisin sistemin imun, duke penguar rritjen e mëtutjeshme të qelizave të kancerit.
Disa nga substancat fitokimike janë genistein i cili është i pranishëm në sojë, kurkumina, delfinidina në boronicë, glukozinolati në lakra, polifenolet e ndryshme të cilat gjenden në çaj, dialilsulfidet në qepë, sulforafan në brokoli etj.
Nëse dëshirojmë që organizmit t’i sigurojmë mbrojtje të vërtetë, duhet që ushqimet e shënuara më lartë të konsumohen më shpesh, dhe është me rëndësi të mos zihen së tepërmi, pasi që substancat e ndryshme pas zierjes nuk janë aktive.
Po ashtu nëse hamë ushqim të papërpunuar, është e nevojshme që të përtypet mirë me qëllim që substancat fitokemike të lirohen në qeliza. Me përparimin e shkencës gjithnjë e më shumë zbulohen materie të fshehta të cilat e ndihmojnë shëndetin tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale