LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i duhur bën çudira

Ushqimi i duhur bën çudira

Shumë ekspertë mjekësorë pajtohen se ushqimi i rekomanduar dhe i rregullt, shkakton çudira, jo vetëm për organizmin në përgjithësi por edhe për lëkurën, e cila ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm, sidomos në formë të ushqimit kualitativ.

Është shumë me rëndësi konsumimi i sa më shumë pemëve dhe perimeve të pasura me vitamina, të cilat shpejtojnë shumë funksione të ndryshme trupore, në veçanti ato të pasura me vitamina A, C dhe E, pasi që këto vitamina i sigurojnë elasticitet lëkurës dhe e përgatisin atë për ditët verore.

Me qëllim që lëkurës t’i ofrohet trajtim i përshtatshëm për ta mbrojtur atë nga rrezatimi ultravjollcë, duhet pasur kujdes në regjenerimin e saj.

Kjo realizohet edhe me lloje të ndryshme të pilingut me anë të të cilit largohen qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe mundësohet që shtresat e tjera lëkurore “të marrin frymë”.


Përveç këtyre rekomandohen edhe maskat dhe kremrat e pasura me vitamina dhe minerale.