Uruguai kampion i Amerikës Jugore

Atmosfera në El Monumental ishte e zjarrtë për këtë takim, me Uruguain që hyri në sfidë më këmbëngulës, teksa Paraguai vazhdoi me përqëndrimin defensiv.
Mirëpo, një harkim i cili u devijua bëri që topi të shkonte te këmbët e Suarez, i cili u tregua i pa gabueshëm nga gjysmëdistanca për të shënuar golin hapës të ndeshjes dhe të katërtin për të në këtë kampionat (12’).
Uruguai vazhdoi me lojën e mençur, duke mos rrezikuar shumë në fazën ofensive, me Paraguain që vazhdimisht u tregua i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve.
Shpresat definitivisht Paraguait ia ka shuar Diego Forlan i cili shënoi pas një gabimi katastrofal në mbrojtjen kundërshtare për rezultatin 2-0 (42’).
Në vazhdim të takimit Paraguai tentoi që me anë të Nelson Valdez të zvogëlonte epërsinë, por mbrojtja e Uruguait u tregua shumë stabile.
Rezultatin përfundimtar të këtij takimi e vuri kush tjetër pos Diego Forlan që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim në minutën e fundit, pas asistimit të Suarez për 3-0.
Kështu, Uruguai shpallet me plot meritë kampion i Amerikës Jugore pasi ka eliminuar më parë Argjentinën, ndërsa Paraguai në finale u kualifikua me mjaft fat duke mos arritur asnjë fitore gjatë gjithë kampionatit dhe duke lënë fatin e ekipit në dorën e penaltive. Paulo Guerrero është golashënuesi më i mirë në Copa America me pesë gola. Lojtari më i mirë u shpall Luis Suarez, kurse ekipi më 'fair play' Uruguai. /Telegrafi/























































