Urinimi i fëmijës në shtrat nuk është dukuri aq e rrallë, veçmas në vitin e tretë deri në të pestin. Disa fëmijë vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në moshën më të shtyrë. Përveç kësaj, nuk duhet harruar se infektimi i traktit urinar apo sëmundjet urinare mund të shkaktojnë dukuri apo edhe mund të jenë pasojë e sëmundjes kronike.
Nëse fëmija për disa net rresht nuk urinon në shtrat, nuk duhet të mashtrohemi nga kjo ndërprerje. Nëse nuk ka ndonjë çrregullim organik, duhet kërkuar shkaqet emocionale të një sjellje të tillë.
Mendoni më mirë se çka ka shpresuar fëmija juaj që të arrijë me një qëndrim të tillë të tij. Ndodh shpesh që fëmija në këtë mënyrë ia kthen prindit në rast se është treguar agresiv ndaj tij. Dihet se fëmija, në qoftë se është emocionalisht i shqetësuar, mendon se në këtë mënyrë i revanshohet të rriturit.
Rekomandohet që fëmijën ta zgjoni disa herë natën për të urinuar, por vetëm nëse zgjohet lehtë dhe nuk qan apo edhe nuk rri gëzuar gjatë pasi të ketë urinuar.
Megjithatë, më së miri do të ishte që fëmija të zgjohet vetë. Ia thoni ndonjë fjalë të mirë, kur hetoni se është zgjuar. E leni ndezur dritën e vogël në banjo.
Por, si është puna me urinimin kronik në shtrat? Fëmija që urinon çdo natë zakonisht fle aq rëndë sa gjendjen e beshikës të vet nuk e regjistron truri i tij fare.
Prindërit e fëmijëve që kanë gjumë të rëndë ankohen se kurrsesi nuk mund t’i zgjojnë natën. Është vërejtur se në disa familje disa anëtarë urinojnë në shtrat. Ende nuk është vërtetuar se a është kjo pasojë e ndonjë mungese organike, ndonjë vërejtje e nënës natyrë fëmijës se kur duhet të urinojë apo mungesë e kontrollit ndaj traktit urinar.
A ka shërim ky problem që i shqetëson gjeneratat e mjekëve? Sipas të gjitha gjasave, nuk ka përgjigje të saktë. Gjithsesi është e dobishme që të zvogëlohet sasia e lëngjeve që duhet marrë fëmija para se të bjerë në gjumë apo duhet ndaluar përdorimi i tyre para gjumit.
Zgjoni fëmijën, nëse nuk shqetësohet për së tepërmi, para se të bien vetë për të fjetur, mandej edhe ndonjëherë tjetër natën që të urinojë, nëse keni mundësi.
Por, nëse fëmija reziston ose qan kur e zgjoni apo nuk është në gjendje që të zgjohet vetë, nuk duhet detyruar këtë me çdo kusht.
Shpërblimi apo dënimi e kërcënimi i fëmijës vetëm mund ta keqësojë gjendjen. Pjesa më e madhe e fëmijëve që urinojnë në shtrat nuk duan këtë dhe janë në gjendje që të bëjnë ç’është e mundur të mos u ndodh kjo.
Kur prindi bën presion mbi fëmijën për këtë dukuri nga shqetësimet, urinimivetëm shtrohet dhe kontrolli ndaj tij zvogëlohet dhe kështu problemi bëhet edhe më i madh.
Aparatet mekanike që mund të përdoren kur fëmija urinon shumë pak mund të ndihmojnë.
Mbrojeni dyshekun me çarçafë mbrojtës që e thith lagështinë, në mënyrë që fëmija të flejë sa është e mundur në të terur. Mund t’i vishni po ashtu brekë mbrojtëse që e thithin lagështinë. Duhet pasur kujdes që brekët e tilla ta lëshojnë ajrin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit