Urime ditëlindjen 2pac!

Tupac lindi më 16 qershor të vitit 1971 në East Harlem të New York Cityt dhe ndryshe njihet si 2pac apo Makaveli. Ai ka shitur plot 75 milionë kopje të albumeve të tij në mbarë botën, duke u bërë një prej artistëve me më shumë albume të shitura në botë.
Hitet më të mëdha të Tupac konsiderohen, “Ghetto Gospel”, "Changes", “Hit ‘Em Up”, “Ghost”, “Dear Mama” dhe shumë këngë të tjera. Nëpër hite të tij Tupac trajtoi tema të ndryshme, duke filluar nga racizimi, problemet sociale dhe deri te konflikti i famshëm gjatë rivalitetit të reperëve nga Lindja dhe Perëndimi.
Reperi pa kurrfarë diskutim më i miri i të gjitha kohërave është vrarë gjatë një prite më 7 shtator të vitit 1996 në Nevada të Las Vegasit, ku më pas nga katër plumbat e marrë vdiq gjashtë ditë më vonë në Qendrën Mjekësore Universitare të Las Vegasit.
Policia e New Yorkut ka hapur dje një hetim të ri, pasi një person i quajtur Dexter Issac ka pranuar se ka shtënë dhe ka plaçkitur Tupac dy vjet para se të jetë vrarë. Isaac i ka kërkuar falje familjes së Tupac, por policia e New Yorkut ka hapur një hetim të ri për rastin 2pac, pasi besohet se Isaac posedon informacione për vrasjen e tij më 1996.
Ende sot e kësaj dite nuk është zbardhur vrasja e Tupac dhe miliona fansa të tij dyshojnë të ketë ndodhur kjo. Ata besojnë se reperi është gjallë dhe sipas disa spekulimeve do të paraqitet përsëri në skenë në vitin 2014, edhe pse dihet ku është varri i tij. /Telegrafi/






























































