LAJMI I FUNDIT:

UNMIK-u nuk do të lejojë hyrjen e “Gardës së Car Llazarit” në Kosovë

UNMIK-u nuk do të lejojë hyrjen e “Gardës së Car Llazarit” në Kosovë

UNMIK-u nuk do të lejojë praninë apo aktivitetet e "Gardës së Car Llazari", në Kosovë, ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë zëdhënësja e administratës ndërkombëtare në Kosovë Myriam Disable, me rastin e paralajmërimeve që kjo organizatë do të organizojë protestë më 14 tetor në veri të Kosovës.

"Sipas urdhëresës së shefit të UNMIK-ut aktivitetet apo prania e kësaj organizate janë të ndaluara sepse konsiderohen kërcënim për rregullin dhe ligjin. Paralajmërimet për protestë kanë natyrë provokuese dhe vlerësohet që mund të krijojnë tensione etnike", ka thënë Disable në konferencën për gazetarë.

Ajo ka theksuar që organizatat të cilat nxisin dhunë dhe bëjnë thirrje për tensione etnike “nuk kanë vend në Kosovë”.

Kryeadministori i Kosovës Joachim Ruecker ka sjellë një urdhëresë në muajin qershor me anë të së cilës “Garda e Car Llazarit” konsiderohet si organizatë paraushtarake.


Në fund Disable ka thënë që “forcat e sigurisë, KFOR-i dhe policia, janë të gatshme të përmbushin mandatin e tyre dhe do të ndalojnë aktivitetet e kësaj organizate".

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri

Bie në kontakt me rrymën, vdes 22-vjeçari në Vushtrri

Kronika e Zezë
Kalo në kategori