LAJMI I FUNDIT:

UNICEF do të furnizojë fëmijët me maska dhe pako higjienike

UNICEF do të furnizojë fëmijët me maska dhe pako higjienike

UNICEF-i në Kosovë ka bërë të ditur se 660 shkolla primare dhe sekondare në Kosovë do të furnizohen me pako higjienike si dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, në mënyrë që çdo fëmijë të përgatitet dhe të jetë i mbrojtur për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.

UNICEF në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 1 mburojë për fytyrën, 3 maska për fytyrën, 200 ml dezinfektues dore, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19.

Lexoni të plotë postimin:


“Këta fëmijë, janë gati për të nisur ditët e para në shkollë!

Dhe marrë për bazë faktin se Ministria e Arsimit ka vendosur të rihap shkollat, ne së bashku me partnerët tanë USAID Kosovo po bëjmë çdo përpjekje që fëmijët të kthehen sigurt në shkollë.

660 shkolla primare dhe sekondare në Kosovë do të furnizohen me pako higjienike si dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, në mënyrë që çdo fëmijë të përgatitet dhe të jetë i mbrojtur për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.

2200 mësues do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 2 maska për mburojën e fytyrës, 3 maska për fytyrën, dezinfektues dore 1L, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19.

7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 1 mburojë për fytyrën, 3 maska për fytyrën, 200 ml dezinfektues dore, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori