UNICEF-i dhe Enti Shtetëror për Statistikë sot nënshkruan Marrëveshje për pjesëmarrje në njërën nga programet më të mëdha ndërkombëtare për hulumtim të amvisërive – seria e gjashtë e Hulumtimit klasterik multiindikator (MIKS), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas UNECIF-it, kjo është hera e tretë që vendi të marrë pjesë në hulumtimin për grumbullim të të dhënave të nevojshme rreth gjendjes së fëmijëve dhe grave.
“Metodologjia rigoroze dhe më gjerë e shfrytëzuar e hulumtimit u mundëson vendeve që të grumbullojnë të dhëna gjithëpërfshirëse dhe krahasuese. Pjesëmarrja jonë edhe në një raund siguron bazë solide për ndjekje të progresit dhe identifikim të trendeve – si pozitive, ashtu edhe negative”, tha u.d. drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski.
E projektuar për plotësim të zbrazëtirave në të dhënat, raundi i gjashtë i MIKS-it kalon nëpër kontrolle rigoroze metodologjike dhe konfirmime për shkak të zgjerimit të përfshirjes dhe inkuadrimit të temave të reja të cilët do t’i pasqyrojnë indikatorët nga qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ) dhe çështjet e sapoparaqitura.
“Seria e re e MIKS-it është mundësi e vetme për grumbullim të të dhënave vëllimore dhe të ndara për shkak të ndjekjes së progresit të fëmijëve në sferën e shëndetit dhe ushqimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe arsimit. Me përmirësimet e reja, hulumtimi premton se do të sigurojë kontroll të vlefshëm në sfera të reja si transferet sociale, aftësi themelore të mësimit (tek fëmijët të moshës nga 7 deri në 14 vjeç), funksionim të fëmijëve dhe të rriturve, status migrues, përdorim të derivateve të pastra dhe teknologjisë, dhe viktimizim”, tha përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks.
Me Marrëveshjen e nënshkruar nga partnerët parashikohet që Enti Shtetëror për Statistikë ta zbatojë hulumtimin me ndihmë të metodologjisë dhe veglave globale, me mbështetje teknike dhe ndihmë financiare nga UNICEF-i dhe partnerët. Pritet që të dhënat të grumbullohen në vjeshtë të vitit 2018, në rreth 6000 amvisëri nëpër vend.
Hulumtimi klasterik multiindikator (MIKS) është program hulumtues ndërkombëtar i zhvilluar nga UNICEF-i në bashkëpunim me agjencitë e tjera të KB-së, ndërsa zbatohet në çdo pesë vjet nëpër gjithë botën që të sigurohet krahasim dhe vazhdimësi ndërkombëtare e hulumtimit, si dhe të dhëna në seri kohore. Nga fillimi i MIKS-it në vitin 1990, janë zbatuar mbi 300 hulumtime në më shumë se 100 vende. Si pjesë e përpjekjeve globale për zhvillim të mëtejshëm të kapaciteteve kombëtare për gjenerim dhe analizë të të dhënave me cilësi të lartë dhe të zbërthyera në tetor të vitit 2016, UNICEF-i e filloi raundin e gjashtë të MIKS – i përpiluar në mënyrë speciale për përmbushje të nevojave të krijuesve të politikave në erën e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ), njofton AIM.
Vendi mori pjesë në raundin e tretë dhe të katër të MIKS-it, në vitin 2006 dhe 2011. Të dhënat nga këto hulumtime kontribuuan drejt përpunimit të politikave, planeve dhe programeve kombëtare drejt ndjekjes së avancimit të fëmijëve dhe grave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi