Një i ri ka mahnitur njerëzit pasi kaloi 25 orë duke vrapuar nga Londra në Birmingham – përvojë të cilën ai e quajti si “të çmendur”.
Rodrick Ekechi, 22 vjeç, ka ndarë rrugëtimin e tij në rrjete sociale së fundmi – duke pranuar se ka qenë mbipeshë për pjesën më të madhe të jetës së tij dhe kjo ka ndikuar në jetën e tij të përditshme, përcjell Telegrafi.
Ai tha: “U lodha duke jetuar me ato probleme dhe një ditë thjesht e shtyva veten dhe thashë se do të ndryshoj pa marrë parasysh se çfarë. Filloj sot”.
Kohët e fundit, ai ka sfiduar veten për vrapime në distanca të gjata – dhe ai vrapoi në mënyrë mbresëlënëse 189 kilometra nga Euston, Londër në Birmingham.
@rkfitnessss Running from London to Birmingham🏃🏾♂️,this was a mad one guys ibr 🤧 @Under Armour @Gymshark @Nike @adidas @PUMA.UK Shoutout to my boy for finishing the run with me 🙌🏾🔥 @Ultra YC #run #marathon #fyp #viral #motivation #fyppp ♬ original sound – rkfitnessss
Ai e filmoi përvojën – të cilën e zhvilloi me një mik – dhe mori miliona shikime në TikTok.
Dyshja u stërvit për një muaj më parë, por megjithatë e panë përvojën mjaft sfiduese. /Telegrafi/