Kur gazetarja nisi ta pyeste për situatën në Ukrainë, sipas televizionit Russia Today, Zirinovsky urdhëroi ndihmësit e tij që ta përdhunonin gazetaren 6-muajshe shtatzënë, Stella Dubovitskaya, e cila nga një kërcënim i tillë i bërë përpara të gjithë mediave që ishin të pranishme në konferencën e shtypit, përfundoi në spital si pasojë e tronditjes.

Zirinovsky i quajti femrat ukrainase “nimfomaniake”, duke e akuzuar më pas gazetaren si të varur nga seksi. Gazetarja më pas iu përgjigj se është shtatzënë.


“Ky nuk është vend për gra shtatzëna”, ka thënë Zirinovsky, lideri i Partisë nacionaliste Liberal Demokrate.

Më pas iu drejtohet ndihmësve të tij dhe urdhëron ata që ta “rrahin brutalisht” gazetaren.

Por, në momentin që ndihmësit e tij i afrohen gazetare Dubovitakaya, disa gazetarë tjerë ua bllokojnë rrugën, duke i dalë asaj në mbrojtje. “Ajo është shtatzënë, përse po e sulmoni?”, ka thënë një prej gazetarëve.

Yulia Chuchalova, nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, “Interfax”, përpiqet që të hyjë në mes të ndihmësve të Zirinovskyt dhe Dubovitskayas, duke i thënë Zhirinovskyt se përse po përdorë gjuhë “denigruese”. “Mos ndërhyj këtu, ti lesbike”, i përgjigjet Zirinovsky

Russia Today bëri të ditur për mediat ndërkombëtare se ka në plan të ngrejë padi kundër politikanit rus të njohur edhe më parë për deklaratat e tij te çuditshme ndërkohë që sipas Euronews, që prej ditës së djeshme kur ndodhi incidenti, janë shtuar kërkesat që ai të japë dorëheqjen jo vetëm si kryetar i partisë Liberal Demokrate, por edhe si nënkryetar i parlamentit. /Telegrafi/