LAJMI I FUNDIT:

Ulqini ia “sheh” hairin trazirave arabe

Ulqini ia “sheh” hairin trazirave arabe

Ulqini edhe sivjet mund të jetë një nga vendet më të preferuara të qytetarëve të Kosovës për t'i kaluar pushimet verore. Udhëheqësit e Ulqinit kanë bërë përgatitje dhe investime në drejtim të përmirësimit të kushteve, të cilat do tu ofrohen turistëve. Udhëheqësit komunal presin që numri i turistëve për këtë sezon të jetë edhe më i madh për shkak të trazirave në botën arabe.

Edhe pse janë përmirësuar kushtet për t’i kaluar pushimet në Ulqin, çmimet sipas disa pushuesve atje mbeten pak të larta për standardin e rrogave të kosovarëve. Edhe pse tani një shtrat në shtëpi private mund të merret edhe me tre euro në fillim të sezonës, por që dallon nga largësia e plazhit shërbimet nëpër hotele janë më të shtrenjta. Çmimet mund të rritën edhe më shumë atëherë kur të jetë kulmi i sezonës turistike.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga ka thënë se janë bërë përmirësime dhe investime në plazhe e bashkë me to janë përmirësuar edhe shërbimet nëpër hotele dhe shtëpi private.

Aktualisht numri i turistëve që kanë filluar pushimet sipas numrit një të Ulqinit ka një fluks të madh, e ky sipas tij tregon se edhe sivjet sezoni turistik do të jetë edhe më i suksesshëm. “Për fatin e keq e të tjerëve që ne nuk i gëzohemi për shkak të trazirave, e për fatin e mirë të Malit të Zi ka shënuar rritje tënumrin të turistëve turistëve”, tha Gëzim Hajdinaga.


Sipas tij, derisa shumë turistë nga shtete të ndryshme ishin më parë në Egjipt, Greqi dhe Tunizi, tash janë orientuar në Mal të Zi e disa edhe në Ulqin. “Ulqini është vendi më i sigurt dhe më stabil për nga siguria ditë e natë dhe të gjitha këto e bëjnë këtë qytet adresën më të preferuar për turistët. Vitet e fundit ka pasur sinjale të mira për rritjen e numrit të turistëve të huaj dhe sivjet ky numër sa vjen e rritet”, tha kryetari i Ulqinit.

Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar 35 për qind më shumë makina dhe mbi 40 për qind më shumë turistë.

Ndërkaq, drejtori i Organizatës së Turizmit në Ulqin Ali Rexha, tha se çdo vit ka përmirësime, ku plazhet e Ulqinit kanë shtatë flamuj që tregojnë kualitetin e plazheve. “Sivjet kemi një ofertë më të mirë se në të kaluarën, janë hapur katër hotele të reja. Vetëm në Ulqin kemi 23 hotele të cilat janë me tre e katër yje. Sa i përket akomodimeve private punohet zellshëm në këtë drejtim”, deklaroi Rexha.

Ai theksoi se vitin e kaluar plazhet e Ulqinit kanë arritur të mbaj tregun e Kosovës dhe ka bërë hapa konkret ku janë kthyer turistët nga Çekia,Polonia, Rusia, Bosnja e Hercegovina dhe Gjermania. /Telegrafi/