Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka publikuar videon e qytetit Nova Kakhovka, të mbuluar nga uji pas shpërthimit që shkatërroi digën që akumulonte ujin për të ftohur reaktorët e centralit bërthamor.
Nova Kakhovka në rajonin e Khersonit kontrollohet nga forcat ruse, dhe që nga fillimi organet ukrainase të sigurisë kanë paralajmëruar se rusët mund ta hedhin në erë, transmeton Telegrafi.
“Nova Kahovka në rajonin e Khersonit. Rusët po i shndërrojnë territoret e pushtuara të Ukrainë në shkretëtirë, rrënoja dhe rajone të përmbytura”, thuhet nga ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
“Bota duhet t’i bashkohet Ukrainë që t’i jap fund terrorit rus”, u tha ndër tjera nga kjo ministri.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thirrur takim të jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të merren vendime shumë të rëndësishme për vazhdimin e rrjedhës së luftës në këtë vend. /Telegrafi/
Nova Kakhovka, Kherson region. The russians are turning occupied territories of Ukraine into deserts, ruins, and flood zones. The world must join Ukraine in putting an end to russian terrorism.
🎥 @pravda_eng pic.twitter.com/POeY5wxKpR
— Defense of Ukraine (@DefenceU) June 6, 2023