Në orët e para të mëngjesit të sot, forcat ruse shkatërruan digën Kakhovka në rajonin e Khersonit, që kontrollohet nga forcat ruse, transmeton Telegrafi.
Kjo ka bërë që e gjithë zona përreth të përmbytet, dhe mbi 22 mijë banorë të evakuohen nga frika se mund ta pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.
Mines of the #Russian occupiers detonated near the Kakhovskaya hydroelectric power station. pic.twitter.com/FZXJbcNtnT
— NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2023
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thirrur takim urgjent pas shkatërrimit të digës, kurse ekspertët konsiderojnë se do të ketë pasoja të mëdha ky veprim i Kremlinit.
E Yuri Sak, këshilltar i Ministrit ukrainas Mbrojtjes, tha për BBC Radio 4 se një bisedë e përgjuar e forcave pushtuese tregon qartë se rusët duan të hedhin në erë edhe digat e tjera.
“Ata në fakt po bëjnë thirrje që të hidhen në erë sa më shumë diga në lumin Dnipro”, shtoi Sak për radion e BBC-së.
Ai shtoi se centrali bërthamor Zaporizhzhia përdorë ujin për ftohjen e reaktorëve, duke theksuar se situata aktuale është e qëndrueshme.
“Agjencia për Energji Bërthamore pranë Kombeve të Bashkuar është informuar për këtë. Momentalisht nuk ka rrezik, por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi”, shtoi ai. /Telegrafi/