Ukë Rugova, familja e presidentit Rugova, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë të presidentit historik Ibrahim Rugova kanë shprehur gatishmëri të plotë që së bashku ta kthejnë LDK-në si parti të parë në zgjedhjet e ardhshme, ta forcojnë këtë parti, ta bëjnë atë unike dhe ta kthejnë frymën rugoviane në këtë parti, mirëpo kjo vazhdimisht dhe kategorikisht është refuzuar dhe po refuzohet nga Isa Mustafa dhe kryesia e re e LDK-së.
Kjo është bërë e ditur në një deklaratën e lëshuar të mërkurën nga familja Rugova, pa njoftimeve të bëra nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, se Ukë Rugova mund t’i bashkohet LDK-së.
Oferta që i është bërë Ukë Rugovës nga Isa Mustafa dhe kryesia e re e LDK-se, që ai të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së si "obligim moral” që kanë ndaj tij, është ofenduese dhe poshtëruese për vet Ukën, familjen e presidentit Rugova si dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe adhuruesit e presidentit historik Ibrahim Rugova.
"Me keqardhje konstatojmë se Kuvendi zgjedhor i LDK-së me përzgjedhjen e udhëheqësisë të saj të ardhme, nuk përkrahet nga familja e presidentit Rugova, ngase në këtë përzgjedhje favorizohen individë, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në rënien e përkrahjes për LDK-në, de-rugovizmin dhe regjionalizimin e kësaj partie, duke lënë jashtë bashkëpunëtorët e vërtetë të presidentit Ibrahim Rugova. Kjo parti sot, thuajse nuk ka asgjë të përbashkët me frymën rugoviane dhe vizionin e presidentit Rugova", thuhet në komunikatë.
Po ashtu thuhet se përdorimi apo mospërdorimi i figurës së Ibrahim Rugovës nga kjo udheheqesi e LDK-së, le të mbetet çështje e moralit politik të saj.
"Familja e presidentit Rugova distancohet nga çdo veprim i kësaj udhëheqësie të LDK-së deri në reformimin e mirëfilltë të brendshëm të kësaj partie", thuhet në komunikatën e leshura nga zonja Fana, Mendimi, Teuta dhe Ukë Rugova.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njohja nga Sudani – një sukses diplomatik që u mirëprit nga të gjithë

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Tentoi t’i marrë fëmijët nga ish-bashkëshortja, një i arrestuar në Vushtrri

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Rrahje në Suharekë – arrestohen dy vëllezër

Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri më 1992 (Foto/Video, +18)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4